Pesha e saj maksimale arrinte në 170 kilogramë. Ajo vizitonte në atë periudhë 5 vende të ndryshme që servonin ushqime të shpejta, për vetëm një vakt ushqimor
Alysha merrte më shumë se 2.000 kalori në vetëm një vakt ushqimor. Si pasojë e peshës së rëndë, ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe me mezi dilte jashtë.
Kështu që ajo vendosi t’i futej palestrës, e cila në gërshetim me heqjen dorë nga varësia e ngrënies së ushqimeve të shpejta, bëri që ajo të humbas 82 kilogramë.
Gruaja shpreson që përmes historisë së saj, të nxit dhe vetëdijësojë edhe personat e tjerë që vuajnë nga mbipesha që të luftojnë atë që quhet obezitet.
Obeziteti aktualisht llogaritet si një ndër vrasësit kryesor të njerëzve në mbarë globin.