Këto pamje të shpërndara në rrjetet sociale ruse tregojnë një zonjë të bëshme që shkaktoi konfuzion duke ecur gjysmë e zhveshur me veshje erotike në një qendër tregtare të mbushur me njerëz.
Rripi i qafores së saj mbahej nga humoristi rus Ilya Molodtsov, i cili ka 210,000 ndjekës në rrjetin social vendas TikTok.
Brunia bukuroshe ecte më hapa të sigurtë në veshjen e saj seksuale të gomuar teksa mbante dhe një maskë maceje në fytyrë, duke bërë që njerëzit të hapnin sytë.
E filmuar në qendrën tregtare 7 Nebo në Nizhny Novgorod, spektakli u shpërnda në llogarinë e Molodtsov por për të policia ka nisur një hetim.
Gjatë ecjes joshese të modeles, rojet e sigurisë duket se raportojnë incidentin në radio teksa modelja më tej nis të bëjë sparkadën për kamerat. Shumë kritkë në rrjetet sociale ruse shprehnin keqardhje për sjelljen. “Çfarë po na tregoni me këtë, se dikush mund të jetë pronar i dikujt tjetër?”, shkruante dikush, ndërsa shtonte: “Është e tmerrshme se ku po shkon bota”./tch/