Një grua ka kërcënuar bashkëshortin me shkurorëzim, me të cilin është e martuar për më shumë se 30 vite. E gjitha kjo po ndodh për shkak të një shprehie bizare që ai e bën derisa është duke fjetur.
Ajo ka kërcënuar njeriun e jetës se do ta braktisë, nëse nuk e viziton mjekun dhe trajtohet nga lëvizjet e pakontrolluara që i bën derisa është në gjumë, ku në shumë raste gruaja e tij është goditur me grushta e shkelma, transmeton Telegrafi.
Në fakt ajo është ngopur me disa lëvizje të pakontrolluara që ai i bën në gjumë, dhe madje në një rast e kishte raportuar rastin në polici për dhunë në familje.
Wu nga qyteti tajvanez Taicung, gjatë 10 vite të fundit ka folur në gjumë, ndërsa sipas gruas së tij gjatë pesë viteve të fundit, ajo është goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit nga bashkëshorti i cili derisa është në gjumë bën lëvizje të pakontrolluara.
Këto goditje janë bërë pa dijeninë e tij, ndërsa pasi shkoi në spital dhe kërkoi ndihmën e mjekëve në Kuang Tian, Wu ishte diagnostifikuar me një çrregullim të rrallë që ndryshe njihet si REM.
Sipas mjekut Yang Chun-bei, ky qrregullim detyron Ëu sa është në gjumë të imitoj ëndrrat që i sheh duke bërë lëvizje të pakontrolluara. Dhe për ta dokumentuar këtë ai ka qëndruar për disa ditë në spital ku gjatë natës është filmuar duke i bërë këto “akrobacione”.
Ai në një moment është parë duke bërë kinse po “fluturon” dhe u ngrit në këmbë duke bërtitur. /Telegrafi/