Një gungë në gji është treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji, por simptomat mund të ndryshojnë.
Kjo mund të përfshijë ndryshime në formën e gjirit, madhësinë dhe temperaturën.
Gratë të cilat mund të rrezikohen nga kjo sëmundje duhet t’i njohin shenjat, në mënyrë që të shpëtojnë nga ajo.
Këshilla e një të sëmure me kancer në gji sugjeron që ta ekzaminoni vetë veten për gunga, përderisa jeni në dush, transmeton Gazeta Express.
Hayley Browning iu drejtua grave në Facebook, duke iu thënë që të mos kontrollojnë për gungë në gji duke qëndruar në këmbë në dush, por ulur.
Në postimin e saj në Facebook që u shpërnda mijëra herë, Hayley nga Anglia, tha:
“Po e shpërndaj një truk timin me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, i cili potencialisht mund t’ia shpëtojë jetën dikujt. Tri javë më parë, unë u diagnostikova me kancer në gji. Mund ta ndjeja gungën vetëm duke qëndruar poshtë, pasi në këmbë zhdukej tërësisht.
Shumica e ueb-faqeve ju thonë që të kontrolloni nëse keni gunga kur jeni në dush por unë e ndoqa këtë këshillë, gunga ishte bërë shumë e madhe për t’u trajtuar. As kirurgu nuk mund ta ndjente gungën time kur qëndroja në këmbë. Kështu, kjo është një thirrje për të gjitha gratë që të kontrollojnë për gunga duke qëndruar ulur, por gjithashtu edhe në këmbë”.