Ai ishte një sipërmarrës konservator dhe këshilltar politik i respektuar në qytetin Alexis, në Karolinën e Veriut, SHBA.
Ajo ishte një këngëtare, që priste të korrte suksesin e punës së saj. Por tashmë do i duhet të dalë përpara gjykatës, pasi akuzohet për vrasje të trefishtë.
Crystal Gambino, 42 vjeç, akuzohet se ka vrarë të shoqin dhe një çift, pasi i kapi në shtëpinë e saj duke bërë seks treshe.
Të hënën, policia gjeti trupat e Giovanni Gambino, 40 vjeç, Geoffrey Glenn Gilliland, 39 vjeç dhe Stephanie Lynn Sanchez, 33 vjeç. Crystal ishte kthyer në shtëpi dhe hyri brenda në dhomën e gjumit.
Aty i gjeti në akt e sipër. Pasi i qëlloi të tre, trupat e dy burrave i la në dhomën e gjumit, kurse trupin e gruas e tërhoqi me një karrocë dhe e plasi në kopsht.Gruaja e zë bashkëshortin duke bërë treshe, i vret të tre
Më pas shkoi në shkollë, mori vajzën e saj 9-vjeçare dhe e çoi tek një i afërm. Pasi i kreu të gjitha, shkoi tek vëllai dhe i rrëfeu krimin.
Policia mendon se çifti që po bënte seks tresh me bashkëshortin e saj ishte njohur me të përmes internetit.