Mbrëmë u mbajt gala mbrëmja e zgjedhjes së më të mirëve në Zvicër.
Siç dihet, Granit Xhaka u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2024 nga “Sports Award”.
Ndërkohë, çmimin “Sportistja e Vitit” e fitoi Lara Gut, e cila është gruaja e Valon Behramit.
Skitarja zvicerane ishte e jashtëzakonshme në vitin që e lamë pas duke i fituar tetë gara në Kupën e Botës për ski, ndërsa është numër 1 në botë në Super-G.
“Nusja e Kosovës” e kishte fituar këtë çmim prestigjioz në Zvicër edhe në vitet 2013 e 2016.
Natyrisht, ish-futbollisti i njohur kosovar nuk ka se si të mos jetë i lumtur dhe krenar me arritjet e bashkëshortes së tij.