Një burrë i lodhur i është përgjëruar një gjykatësi që t’ia pranojë atij shkurorëzimin bazuar në faktin se ai nuk mund t’i bëjë ballë dëshirës së “tepruar dhe të pangopur” për seks.
Ai i ka thënë një gjykate familjare në Mumbai se bashkëshortja e tij e ka keqtrajtuar atë për seks të pandërprerë që kur janë martuar prillin e vitit 2012.
Sipas “Times of India”, bashkëshorti ka thënë se gruaja e tij e çmendur pas seksit e ka detyruar atë të bëjë seks të panatyrshëm.
Ai tha se kurdo që ka provuar t’u rezistojë kërkesave të saja, ajo abuzonte me të dhe kështu ai gjithmonë u është nënshtruar kërkesave të saja të pandërprera, transmeton Koha.net. Ai shkoi aq larg sa tha se gruaja e tij e çmendur pas seksit i ka dhënë atij edhe tableta dhe e ka detyruar të pijë alkool për t’ia shtuar apetitin seksual.
Megjithëse ka mbajtur tri puna, ai thotë se kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje asaj dhe ka kërkuar seks prej tij sa herë që është kthyer prej punës, pavarësisht sa i lodhur ka qenë.
Madje, siç ka deklaruar burri i lodhur, bashkëshortja e tij e ka kërcënuar se nëse nuk ia plotëson ai dëshirat seksuale, do t’i kërkojë gjetiu.
“Hjekat” e këtij burri nuk përfundojnë me kaq. Dhjetorin e vitit 2012, ai ishte shtruar në spital për dhimbje barku ndërsa bashkëshortja kishte shkuar tek motra e vete. Por, vetëm dy javë më vonë, ajo ishte kthyer me kërkesa seksuale më të fuqishme se kurdoherë, ani pse mjekët e kishin këshilluar të sëmurin që të qëndrojë larg aktiviteteve fizike derisa të shërohet tërësisht.
Burri i gjorë ka thënë se si pasojë ka pësuar edhe probleme shëndetësore pasi që e ka pasur të pamundur të pushojë.
E gjërat e arritën kulmin tetorin e vitit 2013 kur burri në fjalë ishte operuar për apendiks ndërsa bashkëshortja e tij sërish i kërkonte marrëdhënie seksuale.
Ai thotë t’i ketë propozuar bashkëshortes së tij që të shkojë tek ndonjë psikolog, por ajo kishte refuzuar ndërsa e kishte kërcënuar që të mos i zbulonte këto probleme me askënd.
Këto ankesa, dhe shumë të tjera, e kanë bindur gjykatësin e këtij rasti që t’ia jap divorcin burrit të gjorë.