Kurti Rita Knudsen
Po mbahet Seminari i 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili ka nisur punimet dje dhe do të zgjasë deri nesër.
Në këtë seminar po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili pak orë më parë mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku foli për çështje të ndryshme.
Por, ai duket se nuk është i vetëm në këtë seminar, aty është edhe bashkëshortja e tij, Rita Knudsen Augestad, përcjell Klankosova.tv.
Ajo po merr pjesë në cilësinë e mbikëqyrëses së punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ndryshe, Rita punon në institutin NUPI, që është Instituti Norvegjez i Politikës së Jashtme.