Gruaja e Edi Ramës dhe kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë në homazhet për Haxhi Thaçin

E publikuar: 18/03/2025 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë ka filluar mbledhja komomorative në përkujtim të figurës së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Që nga ora 09:00 në palestrën e sporteve në Skenderaj, qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare kanë bërë homazhe para arkivolit të Haxhi Thaçit.

Për të bërë homazhe aty të pranishme sot janë edhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Linda Rama, shkruan lajmi.net.

Po ashtu e pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Varrimi i babait të ish-presidentit bëhet sot në ora 15:00.