Bashkëshortja e presidentit sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leukemi dhe për këtë arsye është e izoluar nga familja.
Sipas mediave britanike, gruaja e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, Asma është e sëmurë nga leukemia.
Mjekët rusë e izoluan nga familja e saj, duke i dhënë asaj mundësi mbijetese 50/50.
Gruaja e Bashar al-Assad mbahet larg nga të tjerët për të parandaluar infeksionin dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd tjetër. Babai i saj, Fawaz Akhras, po kujdesej për vajzën e tij në Moskë.
Duhet theksuar gjithashtu se presidenca e Sirisë në muajin maj të këtij viti njoftoi se Zonja e Parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leukemi mieloide akute, pra një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.
Asma al-Assad gjithashtu ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në muajin gusht të vitit 2019, ajo njoftoi se ishte shëruar plotësisht nga sëmundja pas një viti trajtim.