“Gruaja dhe prifti nuk vriten”, Majlinda Bregu mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas

E publikuar: 09/06/2018 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 19 vjeçare vritet në mes të kryeqyteti nga ish i dashuri i saj dhe nuk vonon që një burrë në Durrës të vrasë nënë e 6 fëmijëve të tij, pak orë më vonë. Pasi media u përgjak me këto lajme të kobshme ka reaguar me anë të një statusi ish deputetja Majlinda Bregu.

“Gruaja dhe prifti nuk vriten”,-thoshte edhe Kanuni! Komunizmi nuk kurseu, por vrau e masakroi edhe gra! Genocidi sot është Femicid! Nuk kam fjalë të reja për të gjykuar dhe më, paaftësinë tonë të spikatur si shoqëri për të menaxhuar konfliktet, për të pranuar humbjen, refuzimin. Nuk kam fjalë të reja për të rithënë se sa e pamundur do të jetë lufta kundër dhunës e vrasjes së grave e vajzave në rast se nuk konsiderohet prioritet kombëtar!”-ka shkruar Bregu në mesazhin sensibilizues./Gazeta Express/