Një grua është arrestuar pasi u kap me 5 orë të vjedhura Rolex, katër prej të cilave i fshehu brenda organit gjenital.
Delajurea Brookens, 29 vjeçe, është akuzuar për vjedhjen e orëve që arrijnë në vlerën e 108 mijë dollarëve. Gjithçka arriti ta merrte gjatë takimit me 46-vjeçarin Ramoz Diaz në një klub në Miami.
Autoritetet kanë njoftuar se ajo shkoi në dhomën e hotelit të Ramon, dhe arriti të hapte çantën e kyçur ku mbaheshin aksesorët e shtrenjtë. Kur ai e kapi, Delajurea e goditi në kokë dhe ia mbathi.
Delajurea ra në duart e oficerëve vetëm pak minuta pasi stafi i hotelit njoftoi policinë. /oranews/