Një grua amerikane që peshon mbi 270 kg tregon se është bërë barrë për partneren e saj. June McCamey nga Teksasi thotë se aktualisht nuk bën dot asgjë vetë dhe është e dashura e saj, Sadi Gregory, ajo që kujdeset për të, përfshirë edhe larjen.
“Është krejtësisht e varur prej meje. E laj dhe e ushqej me ato që do. Zakonisht do ushqim “fast food”-i 2-3 herë në ditë. Kur u lidhëm në fillim ishte shumë më e lëvizshme dhe tani nuk di se çfarë të bëj më”, thotë Sadi.
Vetë obezja, e cila ka shtuar në peshë menjëherë pas vdekjes së djalit të saj adoleshent, shprehet se nuk ndihet aspak mirë me trupin e saj.
“Ndihem e burgosur në trupin tim. Kam dhimbje nëse ngrihem në këmbë. Mezi marr frymë dhe mendoj se zemra do të dorëzohet nga çasti në çast”, tregon June.
Por, më e keqja, sipas June, është se ajo është bërë e bezdisshme për partneren e saj: “Më vjen shumë keq, pasi ajo është kthyer në kujdestaren time”./tch/