Nga Blerta Haxhiaj
Identifikimi i autorit si filozof kërkon një mund të madh dhe një vullnet të pashuar për dije, Beauvoir, vendi i saj në filozofi tashmë është shndërruar në tradite. Kontributet e saj në rrafshet e etikës, politikës, ekzistencializmit, fenomenologjisë në teorite feministe dhe domethënia e saj si një aktiviste në sferen publike intelektuale tashmë është çështje thjeshtë e pranimit, duke e shnderruar në një Jean D’Arch të literaturës dhe aktivitetit intelektual. “The Second Sex” është një kritikë e shtypjes feminist, mban në vete kategoritë fenomenologjike – ekzistenciale. Disa kanë konkludimet e tyre se Beauvoir është jashtë domenit të filozofise, atributet e saj në këtë fushë kanë refuzuar metodën e saj si një novelë fenomeno-fizike duke injoruar qëllimet filozofike që ka ngritur. Sidoqoftë një zonjë e rëndësishme si ajo në rrafshin e filozofise edhe pse me kontradikta të tilla për të kuptuar filozofinë e saj në krijimin e saj në esetë filozofike qëndron dhe do të jetë një zonjë e rëndësishme në këtë rrafsh.
Disa kanë argumentuar se pranimi i Beauvoir në rrafshin filozofik ishte i vështirë sepse ajo ishte një grua, por pranimi i saj edhe pse nën hijen e Sartre-it ka kontributet e saj në shkrimet e saj filozofike për faktin që ishte shoqeruesja e një burri. I ndjeshëm është fakti që ligjshmëria filozofike e Beauvoir është e lidhur me ekzistencializmin dhe feminizmin, ku rëndësi kanë gjykimet e lidhura me vitalitetin femeror të evokuar në kategoritë ekzistencialiste në brendësine e gruas.
Si një lidere e të drejtave të gruas, si shkrimtare eminente ka një kontribut të qëlluar në kastat intelektuale në debatet filozofike në rolin e saj si autore. Hyrja e Simones në këtë rrafsh është shumë i rëndësishëm për faktin se reflektimet e saj ndryshojnë në domenin filozofik të të menduarit me një kontribut shumë të rëndësishëm si për situitimin e lirisë – ku kapacitetet femërore (në kuptimin e mendimit) kanë të njëjtën aftësi si të meshkujve – pjesmarrja në aktivitete të ndryshme ku janë të rezervuara vetëm për meshkujt.
Sfida e saj në statutin patriarkal ishte shumë dramatike sepse ishte një ngjarje në vete për kuptimi e fjalës ‘grua’, që nuk është dekadenca seksuale që i identifikon me këtë term por aftësia se çfarë mund të bëjnë dhe sa mund të bëjnë si në sferen private dhe sidomos asaj publike. “Seksi i Dyte” shpreh padrejtësite e fokusuara në rrafshin social, politik dhe ndryshimet personale që japin një gjendje alarmuese të lidhjes mes praktikave private dhe publike. Libri i saj i shndërruar në një katalizator në shndërrimin e situatës kompletohet me thënien e saj “Grua nuk lind, por behesh” ku vete ajo është e përgjegjshem për këtë situate që sjell dhe ka sjellur debate e ndryshme rreth saj dispozitave të ndryshme rreth situates. Ndikimi i Sartres në zërin filozofik të Beauvoir ishte shumë ndihmues dhe shpresë-dhënës sepse mund të fliste për problematiken e saj, përmes tij, një instrument shumë shpirteror dhe adaptimi i saj, përdorimin për të ngritur zërin (në aspektin intelektual) për shumë çeshtje të ndryshme dhe debatimit.
Shënjestra e autores këtu është Platoni, me fillimin e tij se seksi është cilësi aksidentale, konkludon se grate dhe burrat janë të barabarte, të kualifikuar që të jene anëtare të njëjtës klase, çmimi i pranimit, është trajnimi dhe jetesa e njëjtë si e meshkujve. Diskriminimi i diferences seksuale është gjithmonë në lojë e sipër. Me argumentet e saj për barazi nuk bien në këtë kurth, ajo insiston se gratë dhe burrat duhet ta trajtojne njëri-tjetrin si të barabartë dhe ky lloj relacioni kërkon që diferenca seksuale duhet të vlerësohet. Kritikat në këtë veper janë për barazinë gjinore mes meshkujve dhe grave ku jetojmë në një realitet me diferenca seksuale, gjë është e padrejte dhe imorale për të perdorur diferencen seksuale për të nënshtruar gruan.
Thuhet se grate janë seksi i dobet? Me çfare kriteri bëhen determinime të tilla? Gjinia, madhësia e trupit! Duke përdorur këto kritere nga gjinia e kundert a duhet që femra të konsiderohet si seksi i dobet? JO. Nga prespektiva feministe “Grua nuk lind por behesh” prezanton atë që quhet dallimi gjinor mes dy gjinive, si analizë e konstruktit social te feminizmi dhe si strukturë për kritikat e kësaj strukture ku “seksi i dyte” shpalosë një fjalor për analizimin e kësaj problematike. Ekzistenca është reciproke, ata nuk mund të bëjne pa ne, as ne nuk mund të bëjme pa ata. Beauvoir jep manifestin për barazinë, reciprocitetin mes gjinive, dhe shumë të qelluar. Me analizat e saj marksiste të strukturave sociale, ekonomike dhe kulturore janë pikërisht këto në jeten e një femre, që nuk duhet të deprivojne femrën nga liria e saj.
Duke dhënë këtë apel, që duhet të jetë një apel për të tjerët në lirinë e tyre duhet lejuar për faktin që të tjeret mund ta refuzojne atë, nëse kjo ndodhë, duhet të njihet liria e të tjereve dhe afirmimi i humanitetit që tenton të përfshije të gjithë që në rastin e gruas. Njëra nga këto është liria e gruas për të shkuar në punë, që mos të jenë vetëm amvise të mira të shtepisë dhe për të rritur femijët, nuk është rëndësishme vetem apeli kundrejt meshkujve që t’u jepet grave liria e tyre por është thelbësore që ato ta zbulojnë solidaritetin, modestinë, mundësinë për të kundërshtuar fatin e keq të patriarkatit dhe për të zbuluar kënaqësite e lirisë. Por nuk duhet të harrojmë se ekzistojne konflikte për këtë mënyre të apelit të femrave që krijohet mes dy gjinive, por Beauvoir paralajmëron konflikte të tilla por nuk deklaron luftë mes dy gjinive. Ky lloj konceptimi lidh lirinë me një lloj rreziku dhe pasigurie.
Mendimi për të gjetur vetëveten në një bote vlerash dhe domotheniesh, që këto vlera dhe domethëniesh janë të dhëna nga të tjeret, ku je e lire të refuzosh, të kundërshtosh, të japesh mendimet e tua si individ në një botë të dhënash nga të tjeret. Vlerat gjejnë një shtepi në botën ku vetëm të tjeret e përqafojnë atë, vetëm nëse bindim të tjeret që vlerat janë të njëjta me vlerat e tyre. Ligji i parë i drejtësisë është të punosh për një botë ku konditat materiale dhe politike janë të siguruara, dhuna nuk sundohet nga jashtë, me argumetimin e Beauvoir që kurrë nuk mund të arrijmë në thellësinë e lirisë së tjetrit, ajo nuk e quan të keqe. Ajo e identifikon vetëveten si një ekzistencialiste dhe identifikon ekzistencializmin si filozofi të kohërave (saja) sepse është e vetmja filozofi e cila merr në konsiderate seriozisht të keqen, është e vetmja filozofi që të pergatitë për llogaritjen e thënies të Dostoevsky “ Po të mos ishte Zoti gjithçka është e lejueshme”. Ne jemi të vetëm në bote dhe ekzistojmë pavarësisht garancive që na ofrojne të tjeret, sidoqoftë e vetmja e vërtete e gjendjes njerëzore, ku gjithashtu është edhe e vërteta e lirisë sonë.
Autorja përjashton dy idete e Zotit dhe Humanizmit, sa do të ndryshme mund të jenë ato të dy këto ide lejojnë dhe janë të gatshme të japin rrafshin dhe justifikimin e veprimeve tona. “Zoti është një hipotezë e padobishme dhe që kushton shtrenjtë, ne po e zhdukim, mirëpo është e nevojshme ndërkaq, në mënyrë që të jetë një moral, një shoqëri, një botë e qytetëruar, që disa vlera të merren seriozisht dhe të konsiderohen se ekzistojnë a priori duhet të jemi të ndershëm, të mos gënjëjmë, të mos e rrahim gruan, të bëjmë fëmijë, etj.”. Refuzon ngarkesën familiare kundër humanizmit të bërë të famshëm nga Dostoevsky:” Nese Zoti ka vdekur, gjithcka eshte e lejuar” pa Zotin që na fal neve për mëkatet tona jemi totalisht të përgjegjshem për veprimet tona, Dostoevsky ishte gabim. “Gruaja? Ajo është një mitër, bota është e pamjaftueshme për ta definuar atë “në aspektin e pjellorisë është fundamenti me i rëndësishëm për të vazhduar ekzistencen njerezore. Teoria feministe është kritike dhe aktive në emer të grave – duke u përpjekur të krijojë një botë më të mirë për gratë dhe në këtë mënyre, kjo iniciative favorizon njerëzimin në përgjithësi.” Prania e femrës në situata të ndryshme sociale katapulton relacionet e shumta të konstruktit social duke e përmirësuar atë në një konstrukt më të mirë dhe më me progres në identifikimin e tyre nga klasa shoqërore, raca, mosha, religjion dhe vendodhja e saj globale. Barazimi mes gjinive konkordon me barazimin e klasave te teoria marksiste që nga periudha e vdekjes së Marksit akoma përvetesojmë nga ky zbulim i tij, me teorinë e tij ka demonstruar se njeriu mund ta përceptonte botën dhe me një pike epersie ndaj punëtoreve që ekonomikisht dhe politikisht ishin të nënshtruar.
“Kjo pikë e re epersie e bëri me relative njohurinë për klasën sunduese dhe – duke mundësuar krahasimin e kesaj njohurie me njohurinë e fituar nëpërmjet prespektives së punëtorve, e zgjeroi së tepermi aftësinë tonë për të analizuar realitetin shoqëror.”. Edhe pse një teori e përgjumur për feminizmin bashkohorë intereset e Marksit dhe Engelsit ishin shtypja sociale klasore por pa harruar ata u interesuan edhe mbi shtypjen gjinore në veprën “ Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit”, ku sistemi social e shpjeguar nga Engelsi mbi kronologjine e ekzistences njerëzore me jetesen e burrave dhe grave në stuktura fisnore ku gruaja kishte autonomi ishte pikërisht faktori ekonomik që shkatërroi atë që Engelsi e quan “humbja historike boterore e seksit femer” pasimi me shpikjen e pronës që në klasen mashkullore konsiderohet si prioritet për prodhimin ekonomik e pasuar me lindjen e patriarkatit shumë sundues dhe i patundur në themelet e veta. Ky lloj patriarkati ka ofruar një tip mëmecerie për ligjërimin sociologjik për të drejtat e femrave (që është e padrejte, por motivi më i fortë se vete ata) në periudhat e vona është thyer ajo memeceri dhe fitohet e drejta e rrëfimit në shoqeri.
Femra e mban dhe përkujdeset për atë jete që e merr nga mashkulli prandaj roli më i rendësishëm është te ajo si nënë, si grua, si femer, jo në limitimin e saj si amvise por vleresimi i kapaciteteve që mund të kontribuojë një femer në aktivitetin dhe proceset sociale, psiqike, fizike dhe pjesmarrja në sferen publike. Autorja bën një katapultim të konceptimit të femrës në aspektin klasik dhe duke ndërtuar një ‘shtëpi’ totalisht të ndryshëm nga konceptimi klasik (pleqtë, skllevërit, gratë) duke thenë një frymëmarrje krejtësisht të ndryshëm mbi parimet në dobi të femres. Barazi gjinore; PO; keqëpërdorimi është i palejueshëm në këtë formule; teoria gjinore me zanafillen e saj në ndërtimin e diskursit epistemiologjik me koncepte të reja dhe me vlera pozitive për tu pranuar në botë dhe pozicionimi i femrës në pavarësi personale (pa keqpërdorim) ekonomik, politik dhe institucional. Fenomenologjia në kontekstin e thjeshtësise siç ekzistojnë njerëzit ekzistojnë edhe femrat, ato janë qenie njerezore, jane FEMRA.