Griezmann: Një francez duhet të fitojë Topin e Artë

E publikuar: 09/10/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, beson se një lojtar francez duhet të fitojë Topin e Artë.

Pas triumfit në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ 27-vjeçari thotë ai apo një nga Paul Pogba, Hugo Lloris, Raphael Varane, Kylian Mbappe dhe N’Golo Kante duhet ta fitojnë çmimin e madh evropian.

“Një francez duhet ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Griezmann, i cituar nga France Football.

Antoine Griezmann në tentim për t’i shënuar gol Romës në fazën e grupeve të LK-së, 22 nëntor 2017 (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema është pjesë e listës së ngushtë për të fituar çmimin e lartpërmendur, por ai nuk ishte pjesë e skuadrës franceze në Rusi.

Griezmann javë më parë kishte thënë se ëndrra e tij është të fitojë një ditë Topin e Artë.

Në sezonin e fundit ylli i Atleticos shënoi 29 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Ndërsa në 11 ndeshjet e para të sezonit 2018/19 ka shënuar katër gola/ /Telegrafi/