Greva lë pasoja në procesin mësimor

17.04.2015 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Greva lë pasoja në procesin mësimor

Greva e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), dhe ato që janë mbajtur më herët, ndikon negativisht në procesin mësimor dhe edukativ të nxënësve, thonë ekspertë për çështje të arsimit dhe udhëheqës të Këshillit të Prindërve të Kosovës.

SBASHK-u ka paralajmëruar një grevë me afat të pa caktuar për ditën e hënë. Gjatë kësaj greve, thuhet se nuk do mbahet fare mësim, kurse orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Por, ekspertë të arsimit shprehin shqetësimin se greva që do të realizohet në fund të vitit, sidomos për semimaturantët dhe maturantët, ndërprerja e mësimit do të ketë pasoja të shumëfishta.

Sipas udhëzimit administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2014/2015, mbarimi i vitit mësimor për klasën e 12-të është data 8 maj, kurse klasat e 9-10 dhe 11-ta, mësimin e përfundojnë më 2 qershor.

Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, vendimin e SBASHK-ut e quan të papërgjegjshëm pasi dëmton interesat e të gjithë nxënësve, e që do të ndikojë edhe në cilësinë e arsimit.

Ai madje kërkesat e SBASHK-ut, i konsideron të ekzagjeruara, pasi sipas tij, pagat e mësimdhënësve nuk janë shumë të ulëta krahasuar më punën dhe orarin që kanë.

“Mendoj se SBASHK-u për interesa partikulare dhe në dëm të interesit nacional, po bëjnë një krim. Unë nuk mund ta quaj ndryshe, sepse më këtë do të dëmtohet jo vetëm cilësia e këtij viti mësimor, por pasojat e tij do të jenë të shumëfishta dhe në shumë fusha. Ndoshta kam të drejtë të ftoj SBASHK-un që mos të shkojë me vendime të tilla radikale, sepse ka forma dhe metoda të tjera të presionit”, tha Hyseni .

Edhe Kryetari i Këshillit të Prindërve të Republikës se Kosovës, Bajram Beqiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se kanë kërkuar nga SBASHK-u që të përdorë metoda tjera sindikale për realizimin e kërkesave të tyre e kurrsesi mos të ndërpritet procesi mësimor.

“Para një jave, ne kemi pasur pushimin pranveror, në të cilin SBASHK-u dhe Ministria e Arsimit është dashur të ulen bashkërisht dhe të shfrytëzojnë kohën në të cilën nxënësit nuk kanë qenë në mësim dhe të arrihet ndonjë marrëveshje dhe kurrsesi mos të vijë deri tek ndërprerja e mësimit. Çdo ndërprerje e mësimit është dëm për vet nxënësit dhe për procesin edukativo-mësimor në Kosovë”, ka thënë Beqiri.

Por, nënkryetari i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku, thotë se pikërisht pasojat që bartin nxënësit nga ndërprerja e mësimit, kanë detyruar SBASHK-un që grevat e organizuara në muajin janar të mos zgjasin shumë.

Ai madje thotë se “fajtor” për ndërprerjen e mësimit është Ministria e Arsimit, pasi nuk ka përmbushur kërkesat e mësimdhënësve të Kosovës.

“Pikërisht se kemi menduar për pasojat, grevat e mëhershme kanë qenë shumë të shkurtëra, grevat janë mbajtë një orë, dy orë dhe një ditë. Të gjitha këto kanë qenë në funksion të dhënies kohë dhe hapësirë organeve legjitimeve, qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit”.

“Por, megjithatë ata nuk kanë reflektuar dhe fitohet përshtypja se pikërisht organet që janë kompetente për funksionimin dhe normalizimin e shkollave tona, ato janë të interesuara që mos të mbahet mësimi”, ka thënë Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Por, Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit në Qeverinë e Kosovës, thotë se grevat e dëmtojnë procesin mësimor dhe për këtë arsye janë duke bërë përpjekje që të gjendet ndonjë zgjidhje eventuale.

“Grevat e dëmtojnë shumë procesin, madje në një masë shumë të madhe. E aq më tepër, tani sapo kanë filluar procesin edukativo- arsimor nga një pushim pranveror”, thotë Guri, raporton rel.

Kërkesat e SBASHK-ut kanë të bëjnë me pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive, siç janë: shujta 2 euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0.5 për qind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale