Pas bujës së madhe që u krijua për akuzën ndaj Greta Koçit se kishte vjedhur këngën e kompozitorit Besim Buzuku, një reagim zyrtar ka patur nga vetë këngëtarja.
Me anë të një statusi të postuar në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka shkruar se çështja i takon gjykatës. Ajo akuzon producentin BesimBuzuku për shitje të një orkestraleje të vjedhur, duke lajmëruar se të gjithë materialet për këtë çështje janë në dorë të Prokurorisë.
“Njoftim publik !
Sot rreth orës 16:30, një hacker ka sulmuar kanalin tim në YouTube, duke më bllokuar këngën dhe videon time të re “I Besova”.
Menjëherë njoftuam Drejtorinë e Policisë Tiranë, sektorin e krimeve kompjuterike, e cila po vepron për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale. Hackeri është shtetasi kosovar, Erkand Shabani.
Ju bëj me dije se më daten 01 shkurt 2016, kam bërë kallzim Penal për vjedhje me anë të mashtrimit për shtetasin kosovar Besim Buzuku, me nofkën (Chips), i cili na ka shitur beatin orkestral të vjedhur të këngës “Me mu” që është kënduar nga unë, Gold Ag dhe Eni Koçi, si dhe një orkestrale tjetër të vjedhur.
Aktualisht materialet i kanë kaluar Prokurorisë Tiranë. Video do të lirohet shumë shpejt nga Youtube. Faleminderit për mirëkuptimin”, përmbyll reagimin ajo.



















