Greta Koçi ka mbushur 25 vjet, mirëpo sa herë që ajo feston ditëlindjen përherë përmendet shakaja se ajo “është 16 vjeçe”, pikërisht në moshën kur depërtoi fuqishëm në skenë.
“Sot mbusha sërish 16 vjet. Faleminderit të gjithëve me zemër për qindra urimet tuaja. Përqafime,Greta”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.
Edhe në urimin e motrës së saj, Eni Koçi, nuk shmanget pa u përmendur “ditëlindja e saj e 16-të”.
“Urime ditëlindjen mbretëresha ime. Është e dukshme se nuk mund ta ndalosh së pasuri ditëlindjen e 16-të dhe për më saktë nuk mund të ndalosh së qeni motra ime e dashur. Të dy këto gjëra janë shumë të mira. Të uroj një ditëlindje të lumtur. Të dua shumë. Edhe 100 vite të lumtura e bukura ime. Zoti të bekoftë në çdo hap të jetës tënde”, shkruan Eni. /Telegrafi/