Gresa përpunon këngën e Rizah Bllacës, e sjell në versionin modern

E publikuar: 29/12/2017 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për Gresa Behlulin e cila së fundmi ka realizuar një projekt të ri për festat e fundvitit, transmeton Gazeta Express.

“Dal me shoqe”, titullohet projekti më i ri nga Gresa, projekt ky i cili është përpunim i këngës “Hajde qikë sonte për darkë”, të këngëtarit të njohur shqiptar Riza Bllaca.

Gresa këtë projekt e sjell në versionin modern dhe këndohet për xhirime të Vitit të Ri.

Kjo këngë pritet të pëlqehet shumë nga fansat e saj.

Ndryshe, Gresën do ta shohim në shumë emisione festive./Gazeta Express/