Greqia reagon pas deklaratave të presidentit maqedonas, se Athina zyrtare është përgjegjëse për bllokimin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.
Zëdhënësi i Ministrisë Ministrisë së Jashtme greke, Konstandin Kutras ka thënë se “për fat të keq, ringjallja e tensioneve në Maqedoni vërteton atë që kemi thënë në mënyrë të përsëritur; se në vendin tonë fqinj ka probleme serioze që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, implementimin e Marrëveshjes ndëretnike Ohrit, respektimin e parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe probleme me demokracinë në vend.
Zyrtari grek shprehu ngushëllime për familjet e viktimave në Kumanovë dhe kërkoi nga udhëheqja e Shkupit të demonstrojë frymën vetëkritikës në vend që të kërkojë ‘koka turku’, duke fajësuar të tjerët për bllokimin e perspektivës euro-atlantike.