Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pasi ka dhunuar të dashurën e tij me shkelma e grushta.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Kretës mbrëmjen e djeshme.
I riu dyshohet se ka rrahur me shkelma dhe grushta në kokë dhe fytyrë të dashurën e tij, po nga Shqipëria në rezidencat e studentëve ku ajo banonte.
Më pas, në tentativë për t’u larguar dhe për të shmangur pasojat, i riu është hedhur nga ballkoni në tokë, ku ka marrë edhe disa lëndime.
Policia ka arritur ta arrestojë 25-vjeçarin nën akuzën e dhunës në familje, pasi ndaj tij është ngritur një kallëzim penal.
Ndërsa e reja do i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore, për të kuptuar plotësisht pasojat e dhunës së ushtruar ndaj saj.