Ish i dërguari special i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë postimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me rastin e djeshëm në Shtërpcë.
Kurti dënoi sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë, të etnisë serbe, teksa ka përmendur edhe arrestimin e një personi në lidhje me ngjarjen.
I unequivocally condemn the assault on two Kosova citizens today in Shtërpcë. A suspect has been arrested & will be dealt w/ promptly & fairly by our justice system. I commend Kosova Police for its quick action & full engagement in ensuring the safety of all, w/o discrimination.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 6, 2023
E, përveç postimit të Kurtit, Grenell shpërndau edhe postimin e gazetarit Gani Jakupi, i cili tha se përkundër që Grenell, sipas tij “e rrëzoi Kurtin në vitin 2022, megjithatë ai e ruajti aftësinë për të qëndruar i arsyeshëm”.
It is always right to condemn violence. https://t.co/fcGkImMX9h@GaniJakupi
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 7, 2023
Ndërsa, Grenell tha se “është gjithmonë e drejtë të dënohet dhuna”.
Gazetari Jakupi në cicërimin e tij në Tëitter tha se derisa personalitetet mediatike nxitojnë të gjykojnë pa ditur detajet në lidhje me rastin në Shtërpcë, këtë nuk e ka bërë edhe Grenelli.
While our media personalities rush to judge without knowing details, @RichardGrenell in person retweets Kosovo's PM reaction.
For those who may have forgotten it: he brought down Kurti in 2022, yet he keeps the ability to remain reasonable.
This should make us reflect! pic.twitter.com/i0Jj5pvI7V— Gani Jakupi (@GaniJakupi) January 7, 2023