Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar raportimet e New York Times se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje.
Madje ai ka shtuar se New York Times nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori.
”NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkaruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell./FrontOnline