Grenell reagon pasi ShBA-ja s’e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë

E publikuar: 06/11/2021 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në Uashington të organizuar nga presidenti Biden, raporton Gazeta Express.

Grenell ka shkruar se Biden po e përbuzë Kosovën dhe Serbinë duke luajtur loja politike në Ballkan për dallim nga ish-presidenti Trump që sipas tij ka shtyrë përpara krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Politika e jashtme e Kosovës konsiderohet e përgjumur – Gazeta Express

Edhe rrudhat e thella do të zhduken falë kësaj
“Bideni i shpërfill Kosovën e Serbinë. Ai është kthyer prapa për të luajtur me politikë në rajon. Trumpi kujdeset thellësisht për popullin e Ballkanit. Ai i refuzoi lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj, bëri shtytje për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Vende pune, jo politikë”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1456828189653733385?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456828189653733385%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-reagon-pasi-shba-ja-se-ftoi-kosoven-ne-samitin-e-demokracise%2F