Grenell: Pasojat mund të jenë shumë të rënda nëse Kurti iu thotë “jo” ndërkombëtarëve

E publikuar: 07/06/2023 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk po e kupton se çka po ndodh.

Grenell tha se pasojat mund të jenë goxha të rënda nëse Kurti iu thotë “jo” kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk pajtohet. Unë i kam parë pasojat dhe nuk janë të hijshme”, tha Grenell.

Të hënën i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ishin në Prishtinë ku takuan shefin e qeverisë kosovare Albin Kurti.

Ata i shprehën Kurtit tri kërkesa, që ishin:

Largimi i policisë nga veriu për de-eskalimin e situatës në veri, organizimin e zgjedhjeve të reja duke mundësuar pjesëmarrjen e serbëve, fillimin e punës për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./ Klankosova.tv