Grenell, pas takimit në Bruksel: Kurti hodhi poshtë çdo ide që presidentët e ShBA-së i dhanë Kosovës

E publikuar: 18/08/2022 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit të sotëm në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje, ish i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se dëshiron të rikujtojë se kryeministri Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. Të dy presidentët, ai demokrat dhe ai republikan. Ky është vetëm një fakt”, ka shkruar Grenell në Twitter.