A të ndalemi dy sekonda dhe t’i mendojmë gjërat objektivisht?
Krejt ju që ulërisni skutave të fejsbukut dhe studiove televizive duke na tregu se Grenellit duhet t’i plotesohet çdo dëshirë, sado delirante të jetë ajo, nuk ia keni idenë si duket as çka është Kosova por sidomos nuk keni lidhje me atë që përfaqeson Amerika.
Grenell është turist diplomatik i cili çdo hap e bën për karrieren e tij të mbushur me dyshime nga konsulencat për sisteme diktatoriale e deri tek përfshirja e tij e mundshme në presione diplomatike që shkojnë deri në rastin e Julian Assange (sipas New York Times, The Guardian etj.).
Në senatin amerikan janë mbi 20 senatorë republikanë dhe të gjithë demokratet që janë në shtangie totale prej dites kur ky oportunist i rënë nga qielli u emërua nga Trump për « ruajtjen e postit » të shefit të inteligjences deri ne zgjedhjet e reja. Dhe kjo ndodhi sepse sherbimet amerikane nxoren fakte se Rusia prape qendron e perzier ne zgjedhjet amerikane.
E ju vini na lodhni këtu me Geneli geneli, tha geneli, tha geneli, bulimet tona ne Amelike. Argatë të dreqit! STOP!
Sa me shpifje, sa me frikesime sa me trillime, por asnjera s’do ketë sukses që të shpëtohet kryeshefi juaj Hashim ilegjitimi.
Nuk ka shqiptar normal që është antiamerikan, sikurse nuk ka shqiptar normal që duhet taë zhbërjen e Kosoves në këtë moment kur Amerika është në mjegullen më të dendur politike që nga viti 1945.
Pse te behemi kurban ne per nje tweet qe do shitej si fitore matane atlantikut? Grenell nuk eshte Amerika. Ai eshte duke kerku pune me te mire ne Amerike dhe per kete i duhen te pakten nje sukses per Donaldin. Amerika vet eshte ne hall nga Grenellat qe kane dale nga askundi dhe jane duke e çorodite edhe rendin boteror permes polktikes biznes.
Qonu tash e tregomeni se si jam antiamerikan une. Por para se ta beni kete, googlojeni pak emrin e idolit tuaj te ri, turstit Grenell.
Pas tre muajve s’do ketë me Grenell n’Evrope e ju uleruesit e grenellizimit te Kosoves do e ulni kryet siç e keni ulë me demarkacionin. Njesoj na patet lodhe. Vizat vizat.
Ikni mbyllnu deri ne 2021 se per Kosove kur sjeni brengose as kurre s’keni dhene gjë!
Shkruar nga profesor Nezir H. Kraki