Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova nuk është duke i dëgjuar kërkesat e Amerikës për marrëveshjen e targave.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i injoron lutjet e administratës Biden”, ka shkruar Grennell në Twitter.
Kosovo’s Prime Minister is ignoring the Biden Administration’s pleadings. https://t.co/6vV4vN3weX
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 31, 2022
Edhe pak minuta kanë mbetur për të hyrë në fuqi vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për targat, pra për konvertimin e tyre nga ilegale në RKS.
Sipas vendimit të ekzekutivit, sanksione por jo të ashpra, do të ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe.
Masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.
Kurti ka thënë që pas datës 21 prill nuk mund të ketë targa të reja në Kosovë, përveç atyre RKS.