Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se është i vetmi person në botë që ka marrë medaljet më të lartë të Nderit nga Kosova dhe Serbia.
Grenell ka rikujtuar medaljen që ka marrë nga Hashim Thaçi sa kishte qenë president para tre vitesh dhe medaljen që sot ia ka dhënë në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, shkruan Express.
“Sot, mund të them se tani jam i vetmi person në botë që kam marrë Medaljen më të lartë të Nderit nga Kosova (3 vjet më parë) dhe Serbia (sot)”, ka shkruar Grenell.
Today, I can now say that I am the only person in the world to have received the highest Medal of Honor from both Kosovo (3 years ago) and Serbia (today). pic.twitter.com/aT7nLjl919
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 25, 2023