Grenell: Ekipi i Biden më në fund po e ndjek politikën e Trumpit për Kurtin

E publikuar: 13/02/2024 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ekipi i presidentit amerikan Joe Biden po i ndjek politikat e Administratës Trump kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai këtë e ka thënë pas deklaratës së ndihmës-sekretarit të SHBA’së, James O’Brien, i cili ka thënë se kërkon nga Kurti që të tërhiqet nga rregullorja e re e BQK’së.

O’Brien tha për “Zërin e Amerikës” se SHBA-ja nuk trajtohet si partnere, atëherë nuk do ta trajtojë partnere as Qeverinë e Kosovës.

“Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës. Pas tri vitesh”, ka shkruar Grenell në platformën ‘X’.