I Dërguari Special Presidencial për Misione të Veçanta të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka reaguar sot pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë të premten Kuvendin e Kosovës.
Richard Grenell e ka quajtur lajm të mirë paraljamërimin për zgjedhjet e reja në Kosovës, duke e lidhur ketë edhe me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për kthimin e HashimThaçit në Kosovë. Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar Richard Grenell në platformën X.
Të enjten mbrëma Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh presidentin.
Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu tha se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë nuk janë prezentë 80 deputetë. Derisa ka njoftuar se menjëherë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. E Osmani që është aktuale, po vlerëson su kaluan afatet andaj edhe shpalli shpëndarjen e Kuvendit.
Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.
Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final.


















