Gratë ukrainase marrin pjesë në trajnimin për deminim në Kosovë 

E publikuar: 01/06/2022 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka disa ditë që një grup grash ukrainase janë duke u trajnuar për heqjen e minave tokësore dhe mjeteve tjera të pashpërthyera në komunën e Pejës në Kosovë.

Skynews i ka kushtuar një artikull të grupit, i cili personel civil dhe ushtarak, bashkë me fotografitë ku ata shihen duke kërkuar mina tokësore të rreme, të veshura me veshje të blinduara gjatë trajnimit.

Ky grup do të ndjekë një kurs të avancuar katër-javor, që drejtohet nga trajnerë kosovarë që morën pjesë në pastrimin e dhjetëra-mijëra minave dhe bombave thërrmuese të mbetura nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.