Gratë e veshura si murgesha tentojnë të vjedhin bankën

E publikuar: 30/08/2017 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FBI ka nisur kërkimet për dy gra që ishin të veshura si murgesha dhe tentuan të vidhnin bankën në Pennsylvani.

Mediat e huaja raportojnë se incidenti ka ndodhur në bankën Citizens pranë Tannersville.

Policia njoftoi se dy gra të veshura si murgesha hynë në bankë dhe i drejtuan armën njërit prej punonjësve. Ai aktivizoi menjëherë një alarm, i cili i frikësoi femrat duke i bërë të largohen me shpejtësi, transmeton oranews.tv.

Është e paqartë nëse ato arritën aty me këmbë apo kishin ndonjë mjet që i priste, por hetimet po vazhdojnë.