Fushatës “Mendoj për ty” ku dhurohen fustane në përkrahje të Femrave të Dhunuara gjatë Luftës, ju është bashkuar edhe familja e Presidentit Rugova, transmeton Indeksonline.
Fana Rugova e veja e Presidentit Rugova, e bija Teuta dhe mbesa e Presidentit, Eva, kanë dhuruar fustane tek Presidentja Jahjaga./Indeksonline/