Kryesore

Gratë e CDU-së njoftohen me zhvillimet në Kosovë

05.05.2016 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gratë e CDU-së njoftohen me zhvillimet në Kosovë

Uniioni i Grave të Partisë Demokristiane të Gjermanisë (CDU), në Berlin, është informuar nga ekspertja për Ballkanin, Vjollca Hajdari lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Hajdari ka mbaruar studimet master në gazetari në Universitetin e Lirë ë Berlinit dhe punon si këshilltare dhe eksperte për Ballkanin në disa shoqata dhe organizata që merren me tema nga Evropa juglindore.

Ajo tashmë punon edhe si gazetare dhe analiste në portalin e BE-së Euroaktiv.

Në ligjëratë mbi aktualitetin në Kosovë dhe në Ballkan, ekspertja e Ballkanit Vjollca Hajdari ka njoftuar gratë e CDU-se, partisë së kancelares Merkle për problemet me të cilat Kosova përballet aktualisht, ndërsa ka bërë një vështrim retrospektiv të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, duke u ndalur me theks të vecantë në obstruksionet dhe pengesat që Serbia po i bën sot zhvillimit të Kosovës, sidomos në veri ku edhe më tej mban aktive strukturat e saj paralele.

Hajdari në ligjëratën e saj ka informuar gratë e CDU-së lidhur me “situatën politike dhe ekonomike në Kosovë por edhe në vendet e Ballkanit”. Në fokus përveç situatës në veri, kanë qenë edhe problemet etnike në Kosovë, raportet me fqinjët, pastaj aspektet ekonomike, çështja e investimeve të huaja, aspektet e prodhimit të energjisë etj.

Gazetarja nga Kosova ka përmendur rolin destruktiv të Serbisë dhe bllokadave politike që Serbia është duke ushtruar me ndihmën e Rusisë. Sipas gazetares Vjollca Hajdari Bashkimi Evropian po zhvillon një politikë të njëanshme, duke e kushtëzuar e detyruar Kosovën për të bërë kompromise, ndërsa favorizon Serbinë në rrugën drejt integrimeve evropiane. “Mediat gjermane tha ajo para grave të CDU-së, raportojnë rrallë për shkaqet politike dhe ekonomike që i shtyjnë kosovarët te braktisin atdheun” Duke u nisur nga ky fakt ajo ka shpjeguar historinë e vërtetë të Kosovës, jashtë propagandës ditore dhe lajmeve sipërfaqësore. Ligjërata e Vjollca Hajdarit është vlerësuar shumë nga Unioni i Grave të CDU-së veçanërisht nga organizatorja e këtij aktiviteti zonja Erna Weimann./RTK

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje