Granit Xhaka tregon se a do të luajë për Kosovën

E publikuar: 12/06/2016 02:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Granit Xhaka ka thënë se momentalisht ka vendosur që të luajë për Zvicrën dhe se nuk e di se çfarë do të ndodh pas 4 apo 5 viteve
I pyetur se a ka pasur presion nga Zvicra e Kosova që ai të vendosë përfundimisht për kë të luajë, Xhaka ka thënë një gjë e tillë nuk ka ekzistuar.

Ai në intervistën për ‘Albinfo.ch’, ndër të tjera ka shtuar se ka vendosur të luajë për Zvicrën pasi nuk e di nëse kanë të drejtë të luajnë për Kosovën apo si do të rregullohet kjo punë.

“Jo, presion nuk ka pasur as prej Zvicrës e as prej Kosovës. Por, me këtë rast duhet thënë se si pikë e parë, ne ende nuk e dimë se a na lejohet apo jo, a kemi të drejtë të luajmë për Kosovën pra as nuk e dimë si do të rregullohet kjo. Për këtë arsye unë për momentin kam vendosur të luaj për Zvicrën por nuk e di se çfarë bëhet pas 4 ose 5 viteve”, ka deklaruar Granit Xhaka. /Express/