Granit Xhaka në Londër për të firmosur me Arsenalin

E publikuar: 20/05/2016 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllezërit Xhaka në Londër për të mbyllur marrëveshjen më të rëndësishme të karrierës, për Granitin, që pritet të firmosë në orët në vijim me Arsenalin. Futbollisti i përfaqësueses zvicerane, ka vendosur të marrë si shoqërues në këtë udhëtim vëllain e tij më të madh Taulantin, me të cilin do të përballet dhe në Europian në ndeshjen hapëse për Shqipërinë dhe Zvicrën në Grupin A, më 11 qershor. Sipas mediave britanike, Graniti ka firmosur një parakontratë me topcinjtë e Londrës që do të paguajnë 43 milion euro për shërbimet e tij. 23 vjecari pritet të firmosë një kontratë katër vjecare me klubin nga “Emirates” dhe një prej kushteve të paraqitura prej tij është dhe mbajtja mbi shpinë e fanellës me numrin 34-tër që aktualisht vishet nga Francis Coquelin, që duket se ka pranuar më kënaqësi të ndryshojë numër. Xhaka është kërkuar me ngulm nga Arsenali kohët e fundit, por dhe Liverpuli por në fund duket se ëenger ka fituar betejën me Klopp dhe për faktin se në Londër me shumë gjasa Graniti do të ketë vendin e garantuar në formacion duke qenë se topcinjtë e Londrës kanë larguar nga skuadra, Artetën, Flaminin dhe Rosickyn, të cilët kanë lënë një boshllëk të madh në mesfushë. Marrëveshja duhet të firmoset brenda të shtunës, pasi të dielën të dy vëllezërit Xhaka do të udhëtojnë drejt grumbullimeve të përfaqësueseve, me Granitin që do t’i bashkohet Zvicrës ndërsa Taulanti, Shqipërisë në qendrën stërvitore në Austri. /supersport.al