Granit Xhaka: Kemi thënë se do të luftojmë, një start i mirë që na bën krenarë

E publikuar: 17/06/2018 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superylli i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur gëzimin e tij pas barazimit ndaj Brazilit.

Granit Xhaka i cili ishte një prej liderëve të Zvicrës pati paraqitje të jashtëzakonshme në mesfushë.

Ai ishte i pakalueshëm bashkë me Valon Behramin bllokuan tërësisht lojtarët më të mirë brazilianë.

Granit Xhaka me anë të një postimi në Instagram tha se ekipi mbajti premtimin duke luftuar.

“Ne kemi thënë se do të luftojmë dhe e kishim seriozisht”.

Çfarë luftëtari ky djalosh – Granit Xhaka ka komplimentuar Valon Behramin për paraqitjen, Foto: Instagram.com/GranitXhaka

“Një fillim i mirë në Kampionatni Botëror dhe jemi krenarë që e bëmë këtë për të gjithë ju”, shkroi Granit Xhaka në postimin e tij në rrjetin social Instagram.

Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon të premtën ndaj Serbisë. /Telegrafi/