Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli. Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Bazuar në raportimet e mediave, Plava dyshohet se është paguar 30 mijë euro nga Murseli për ta vrarë Liridonën.
Aktualisht sipas njoftimit të Prokurorisë të dy janë duke u intervistuar në stacion policor.
Liridona Murseli u vra të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.
Filliimisht ky rast ishte cilësuar nga policia si “Grabitje me pasojë vdekjen”.
Ndërkohë që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit ekzekutorit Plava që dyshohet se vrasjen e ka kryer me porosi të Murselit. /Express/