Gramoz Nokshiqi zbulon planin “për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës”

E publikuar: 20/10/2015 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gramoz Nokshiqi pretendon se ka kërkuar punë krahu, por i është ofruar vrasja e dy personave në këmbim të pagesës prej 330 mijë eurosh. Këtë detyrë ka thënë se e ka refuzuar, ani se shuma e premtuar si kundërvlerë për këto dy vrasje ishte e majme.

30 mijë euro thotë se i ishin premtuar për vrasjen e një burri që nuk ia di emrin, dhe 300 mijë euro për vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Për vrasjen e Prenk Radit, të cilit nuk ia di emrin, ka thënë se e ka ruajtur disa ditë për ta vrarë, derisa për Mimoza Kusari-Lilën nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shtetasi i Shqipërisë ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Tropojës, ku ka rrëfyer “historinë e përgatitjes së këtyre dy vrasjeve” të mbetura në tentativë. Këto vrasje dyshohet se i ka porositur Mikel Qupi, një nëpunës civil nga një fshat i Gjakovës, i arrestuar disa ditë më parë… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)