Graçanicë: Gjendet trupi i foshnjës dymuajshe në pus

E publikuar: 27/09/2016 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupi i një foshnje dymuajshe është gjetur mëngjesin e sotëm në pusin që ndodhet në shtëpinë e prindërve të fëmijës, të cilët e kishin raportuar zhdukjen.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trakjoviq ka thënë për  RTV Kim se prindërit e kanë njoftuar policinë për humbjen e fëmijës mëngjesin e sotëm.

Pak kohë më vonë forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë, i cili më pas është dërguar për obduksion.