Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Latif Gashi, kanë vizituar familjen e dëshmorit të Kombit, Afrim Zhitia.
Adem Grabovci ka treguar përmes Facebook-ut për vizitën në familjen Zhitia, duke cituar babain e dëshmorit, Osman Zhitia.
Kështu shkruan Grabovci në Facbook
Se bashku me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe deputetin Latif Gashi, vizituam prindërit dhe familjen e dëshmorit të kombit dhe bashkëveprimtarit Afrim Zhitija.
Bac Osmoni me familje, si gjithëherë mikëpritës dhe bujar, shprehte besimin se Kosova ka të ardhme të ndritur dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë pa u ndalur.
.jpg)


















