Grabovci thotë se opozita duke destabilizuar vendin po synon pushtetin

E publikuar: 13/01/2016 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Adem Grabovci, thotë se opozita në vazhdimësi ka pasur synim pushtetin, që sipas tij, me këtë kërkesë ai nuk ka asnjë problem, por siç thotë Grabvoci, e ka problem mënyrën me të cilën opozita po synon pushtetin.
Ai ka thënë në Interaktiv të KTV’së se opozita po synon pushtetin duke destabilizuar vendin.
“Opozita ka pasur synim të destabilizojë shtetin dhe nëpërmjet saj të vijë në pushtet. Nuk jemi kundër pretendimeve të opozitës për të ardhë në pushtet, por jemi kundër formës së saj për të ardhë në pushtet”, ka thënë Grabovci.