Grabovci: Thaçi President, Veseli kryetar i PDK’së (Video)

E publikuar: 15/11/2015 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi asht i gatshëm me e leshue karrigën e kryetarit të PDK’s e me ia lanë postin Kadri Veselit, nëse zgjidhet President i Republikës. 

Kështu thotë kryedeputeti i PDK, Adem Grabovci gjatë nji interviste për Televizionin Rrokum.

Ai thotë se Veseli asht i gatshëm me u ba kryetar për me e fuqizue Partinë Demokratike. 

Mbas deklaratave të ish-kryeministrit dhe Ministrit të Mbrendshëm, Bajram Rexhepi se PDK’n e ka kapë SHIK’u, Veseli pati thanë se nuk ka karamele të bardha tu’ iu referue kryetarit aktual të PDK, Hashim Thaçi. Por Adem Grabovci e përjashton mundësinë e spastrimeve në PDK, mbas ardhjes së Veselit në krye të partisë.

Megjithatë, Grabovci e mbronë Veselin edhe nga kritikat LDK’s,  se opozita po përdoret nga njerëz mbrenda PDK’s për me realizue qëllimet e tyne mbrenda partisë.

Ai siguron se nuk asht Kadri Veseli që po e kryen këtë lojë.

Grabovci e ka nji mesazh për BE’n edhe sa i takon vazhdimit të dialogut me Serbinë. Ma tej, Grabovci fton partitë opozitare për me debatue në Kuvend në lidhje me Marrëveshjet e Asociacionit dhe të Demarkacionit.

E për vetë Demarkacionin, shefi i deputetëve të PDK’s, thotë se mbas fakteve të ofrueme, ajo marrëveshje duher rishqyrtue.