Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se Gjykata Speciale është një e padrejtë që po i ndodhë Kosovës dhe se deputetët e PDK’së janë të interesuar që të zbardhet lufta e UÇK-së
Grabvoci ka thënë për Express se po e presin draft ligjin dhe më pas do të diskutojnë me deputetët si dhe procedura do të shkojë në Kuvend.
“Në nuk i frikësohemi Gjykatës Speciale. Specialja është një padrejtësi për Kosovën, por nuk do të thotë që ne si Grup Parlamentar nuk e përkrahim. Pe presim draft-ligjin dhe më pas e diskutojmë”, shtoi Grabovci.
Për deputetin e PDK’së , kjo Gjykatë është e rëndësishme sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e “bardhë dhe e drejtë”.
“Me këtë luftë nuk ka fitu vetëm Kosova por edhe civilizimi. Ne jemi të interesuar që të vërtetohen lufta jonë e drejtë”, tha ai.
Për dallim nga Adem Grabovci, deputetja Ganimete Musliu ka deklaruar për Express se nuk do ta votojë Specialen