Grabovci: PDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje (Video)

E publikuar: 19/05/2015 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i ftuar në emisionin “Rrokum Roll’, në Televizionin Rrokum, ka thënë se deputetet e Kuvendit do ta vlerësojnë se cili është interesi i shtetit për Gjykatën Speciale.

Grabovci ka theksuar se e kupton opozitën, “por Kosova ka nevojë të ketë partnerë dhe miq ndërkombëtar, prandaj duhet ec mbi këtë rrugë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka theksuar se Kosova ka nevojë për një forcë mbrojtëse, duke shtuar se Ushtria e Kosovës ka me qenë për të gjithë qytetarët e saj, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se Ligji shumë shpejt do të vijë në Kuvend dhe do të miratohet .

“Kosova nuk guxon të bëjë kompromis për ushtrinë e Kosovës”, tha Grabovci, duke shtuar se çdo tentativë tjetër e Beogradit do të kundërshtohet në të gjitha format.

I pyetur për mundësinë eventuale të shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Grabovci ka thënë se partia e tij është e gatshme kurdo që të shkojë në zgjedhje.

https://www.youtube.com/watch?v=jPNga5OUgOU

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020