Grabovci: Konventa e 7 majit fuqizon PDK-në (VIDEO)

E publikuar: 06/05/2016 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konventa zgjedhore e 7 majit do ta nxjerrë Partinë Demokratike të Kosovës edhe më të fortë. Të paktën kështu thonë në këtë parti. Ndonëse pranojnë se do ta kenë të vështire ta mbulojnë boshllëkun e lënë nga ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi.

Zyrtar të lartë të kësaj partie shprehen optimist se nga kjo konventë zgjedhore do të dalë edhe më e konsoliduar për të marrë përgjegjësi të reja për drejtimin e vendit.

Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, duke folur për këtë konventë, thotë se sot mbyllet afati për të shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së dhe deri më tani vetëm kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka zyrtarizuar  kandidaturën, për të cilin thotë se elektorati i PDK-së po e mbështet për kryetar të partisë.

Kronika e përgatitur nga Tribuna Channel.