Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka thënë se duhet të hetohet cdo dukuri e keqe që ka ndodhur në Kosovë pas luftës. Ai ka kërkuar që të mos keqëpërdoret foltorja e Kuvendit për adresime populiste dhe për të fituar poena politik.
Ai ka thënë se PDK-ja ka kërkuar hetimin e SHIK-ut dhe vazhdon të qëndroj prapa.
“Jam dëshmitar se kjo foltore po përdoret arenë e fryrjeve dhe sharjeve. Ne kemi kërkuar këtu të hetohet SHIK-u dhe në emër të grupit të PDK-së i kemi dhënë mbështetje dhe jo vetëm SHIK-u por të gjithë të dalin para gjykatës. Mos të përdoret kjo foltore për t’i torturuar qytetarët. Mos të keqpërdorët në kohën e fushatave për të fituar poena. Unë po kërkoj të respektohet rregullorja e Kuvendit”, ka thënë Grabovci.