Një person është plagosur sot në Prishtinë.
Ai ka qenë cak i një grabitjeje të atmatosur e cila ka ndodhur sot në afërsi të “Albi Mall”.
Katër persona të artamosur me armë të gjata dhe të maskuar e kanë sulmuar një veturë që ishte duke transportuar para për kompaninë ‘Besa Security’.
InfoSot nga burimet veta ka zbuluar se personi i plagosur është transportuesi- shoferi 42 vjeçar nga Vushtrria.
Sipas këtyre burimeve ai ka marrë plagë në pjesën e shpinës me dy plumba.
Policia poashtu ka gjetur të djegur veturën që dyshohet se e u përdor nga gabitësit, e tipit “Pick Up” i bardhë.


















