Sepse disa gabime që i bëni në shtrat mund të ndikojnë negativisht në jetën tuaj seksuale. Për një jetë të lumtur seksuale, mos i bëni këto gabime.
Sigurisht është dëshira e cdo njeriu të ketë një jetë emocionuese dhe jo monotone seksuale për të dy palët. Megjithatë, disa gabime të imëta mund të ndikojnë negativisht në jetën tuaj seksuale më shumë se që mendoni dhe mund të ju ndalojë ta keni atë ashtu sic e keni ëndërruar.
Ja disa gabimë që ibëjnë shumica e grave në shtratë.
Veshje të rehatshme.
Sigurisht pas një dite të lodhshme në punë do të doni të veshni roba të rahatshme. Por është një gjë e sigurt që ato pizhamat e juaja të rahatshme nuk do t’i duken partnerit tuaj dhe aq seksi. Sidomos në lidhjet e gjata, edhe pse pizhamat e rahatshme janë gjë e natyrshme, kohë pas kohe duhet të bëni ndryshime duke veshur të brendshme ose pizhama seksi.
Hapi i parë
Kohë pas kohe meshkujt dëshirojnë që ne shtrat të drejtojë gruaja. Gjithashtu ndjehen mirë kur e dijnë që janë të dëshirueshëm. Për këtë arsye, për t’ia bërë të ditur këtë, duhet të jeni ju ajo që e fillon seksin. Në vend se të pritni që ai ta fillojë seksin, hidheni ju hapin e parë.